Flash

Dyshimet/ Grabitja në prokurorinë e Durrësi, veprim i një grupi të strukturuar kriminal, nisin hetimet

Lapsi.al 24 May 2018
Dyshimet/ Grabitja në prokurorinë e Durrësi, veprim i një

Gjatë natës është grabitur për herë të dytë brenda një muaji, Prokuroria e Durrësit. Sipas informacioneve të deri tanishme, mësohet se grabitësit ende të pa identifikuar kanë grabitu zyrën e një prokuro dhe një oficeri të policisë gjyqësore, por kanë marrë edhe serverin e kamerave.

 Menjëherë pas kësaj grabitje ka ardhur një reagim nga vetë organi  i akuzës, ku thuhet se janë nisur hetimet dhe bërja e inventarit,  po ashtu ka nisur dhe një procedim penal. Lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal për nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Por në nenet e cituara nga Prokuroria për këtë hetim, bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal.

Pikërisht neni 333 pika a thotë: Grupi i strukturuar kriminal. Krijimi, organizimi ose drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal për kryerjen e veprave penale dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet. Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI