Flash

(FOTO) Parcela me kanabis në Kretë, arrestohen dy shqiptarë

Lapsi.al 24 May 2018
(FOTO) Parcela me kanabis në Kretë, arrestohen dy shqiptarë

Policia greke arrestoi katër persona, dy prej tyre shqiptarë, pasi kishin mbjellë parcela me kanabis në rrethinat e Agio Vasilios, në një ullishte në kretë.

Sipas mediave greke, u sekuestruan 531 bimë kanabis, ndërsa të arrestuarit janë dy shtetas grekë, 40 dhe 52 vjeç, si dhe dy shqiptarët 21 dhe 31 vjecç.

 

‘Zougla.gr’ shkruan se përveç drogës u sekuestrua edhe dy armë, një shumë parash prej 1.000 eurosh, 9 celularë, një makinë po ashtu edhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kultivimin e kanabisit.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI