Flash

Grabitet gjatë natës prokuroria e Durrësit, autorët vjedhin dokumente nga zyrat e prokurorëve

Lapsi.al 24 May 2018
Grabitet gjatë natës prokuroria e Durrësit, autorët vjedhin

Për herë të dytë brenda pak ditësh Prokuroria e Durrësit bëhet shënjestër e grabitësve. Gjatë natës prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është bastisur nga persona të paidentifikuar që kanë hyrë në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej dokumente e materiale të ndryshme.

Policia ka nisur hetimet pasi ka konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm. Denoncimi u bë nga pastruesja e cila sapo ka mbërritur në punë ka pikasur dyert e dëmtuara të prokurorisë. Kjo nuk është një vjedhje e zakonshme pasi autorët duket që kanë qëllime të tjera që kanë të bëjnë me problemet e tyre me drejtësinë, pasi vjedhja nuk bëhet për para.

Kujtojmë se më 8 maj, u grabit me dhunë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit. Autorët dhunuan postierin por ende nuk janë identifikuar dhe as nuk u mësua kurrë se çfarë dokumentesh mungonin.

Të këshilluara

Zhduken dy kushërinj në Korçë

Dy të rinj janë zhdukur prej dy ditësh në Korçë. Ata janë Arshin Pilinci 24-vjeç, kryetar i fshatit Podgorie, dhe Engjell Bezati 25-vjeç. Dy të rinjtë janë b...

21:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI