Flash

Opozita bllokon parlamentin, banderola: Jo qeveri e krimit dhe drogës

Lapsi.al 24 May 2018
Opozita bllokon parlamentin, banderola: Jo qeveri e krimit dhe drogës

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e parlamentit pas përfundimit të fjalës së Lulzim Bashës. Kreu i PD-së tha se mazhoranca po bën përpjekje të dëshpëruara të japë përshtypjen e një fasade parlamentaro-demokratike, ndërkohë që është kapur në krim.

Basha denoncoi kërcënimin e dëshmitarit Albert Veliu përmes njerëzve të inkriminuar, që tha ai janë përdorur për të mbajtur në detyrë Fatmir Xhafajn.

Menjëherë sapo koha e Lulzim Bashës mbaroi, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e kuvendit dhe nxorrën një banderolë ku shkruhej "Shqipëria si gjithë Europa, jo qeveri e krimit dhe drogës"

Të këshilluara

Zhduken dy kushërinj në Korçë

Dy të rinj janë zhdukur prej dy ditësh në Korçë. Ata janë Arshin Pilinci 24-vjeç, kryetar i fshatit Podgorie, dhe Engjell Bezati 25-vjeç. Dy të rinjtë janë b...

21:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI