Flash

Rama nuk ndalet as para Zërit të Amerikës: Mos i besoni kënetës mediatike!

Lapsi.al 24 May 2018
Rama nuk ndalet as para Zërit të Amerikës: Mos i besoni

Kronika me banorët e fshatrave ku po ndërtohen inceneratorët e plehrave dhe që kujtonte se pas këtyre projekteve janë kompani nga zonat off shore, u transmetua nga Zëri i Amerikës dhe duket se ka ngacmuar kryeministrin që njësoj si mediave të tjera në Tiranë i është përgjigjur me gjuhën e zakonshme të arrogancës dhe harbutërisë.

"Ju ftoj të gjithëve të mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike ku gëlojnë njëmijë e një të zezat kundër këtyre projekteve kaq të dobishme për mjedisin e shëndetin" shkruan Rama mes të tjerash në një status në Facebook.

Pasi etiketon si kënetë mediatike Zërin e Amerikës, Rama ka postuar një film vizatimor tredimensional për t'iu shmangur akuzave se pas inceneratorëve qëndron një aferë korrupsioni e gatuar në nivelet më të larta të qeverisë. Më poshtë statusi i plotë i Ramës dhe kronika e Zërit të Amerikës:

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI