Flash

Reagon Rama pas investingimit të Zërit të Amerikës: Mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike

Lapsi.al 24 May 2018
Reagon Rama pas investingimit të Zërit të Amerikës: Mos

Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje në Facebook, ka treguar projektin se si do të shndërrohet  landfilli i Sharrës.

Gjatë prezantimit të video projektit kryeministri ka sulmuar dhe të gjitha ata që kanë qenë kundër këtij projekti.

 “Duke ju garantuar se kështu do ta zhbëjmë mallkimin e plehrave jo vetëm në Tiranë, Elbasan e Fier, po edhe së shpejti në Durrës e më tej në gjithë Shqipërinë, ju ftoj të gjithëve të mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike ku gëlojnë njëmijë e një të zezat kundër këtyre projekteve kaq të dobishme për mjedisin e shëndetin, po thjesht t’u besoni syve tuaj dhe fakteve kokëforta të dobisë së jashtëzakonshme të këtyre nismave, për Shqipërinë e pastër Europiane që duam për femijët tanë”, - shkruan ndër të tjera Rama në statusin e tij.

Kujtojmë që vetëm një ditë më parë “Zëri i Amerikës”, ka bërë një investigim, ku tregohej se si koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri po u jepen kompanive që figurojnë të rregjistruara në parajsa fiskale.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI