Flash

Rusia kërcënon zyrtarët e saj: Nëse shkoni për pushime në Shqipëri, do të shkarkoheni

Lapsi.al 24 May 2018
Rusia kërcënon zyrtarët e saj: Nëse shkoni për pushime

Rusia nis fushatën kundër turizmit ne vendin tone. Ne një shkrim te postuar ne tourdom.ru , njoftohen te gjithë zyrtarët dhe nëpunësit ruse te mos mendojnë te shkojnë për pushime ne vendet qe u rreshtuan kundër Rusisë, pas kërkesës se bere nga Anglia dhe qe u pasua me largimin e diplomateve te saj.

Me iniciativën për të futur një ndalim të tillë për nëpunësit civilë, ata iu drejtuan shoqatës së sipërmarrësve dhe për këtë është njoftuar kreu i organizatës Rahman Yansukov.

“Shumë nëpunës civilë tashmë planifikojnë një pushim veror, duke përfshirë edhe jashtë vendit. Është e nevojshme që menjëherë të shqyrtohen ndryshimet e propozuara. Zyrtarët duhet të jenë një model për sjelljen e të gjithë qytetarëve – si në jetën profesionale ashtu edhe në jetën personale. Kjo është arsyeja pse është e papranueshme kur kalojnë pushimet e tyre në vende që vendosin sanksione kundër Rusisë,” - tha z. Yansukov.

Ne shtojmë se aktualisht në këtë listë janë destinacione turistike të njohura si Bullgaria, Mali i Zi, si dhe Shqipëria, Zvicra, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Estonia dhe Letonia. Sipas përfaqësuesve të shoqatës, zyrtarët duhet të shkarkohen për shkelje të normës së propozuar. Në të njëjtën kohë, mundësia e miratimit të amendamenteve të tilla në nivel legjislativ është minimal. Siç vërehet nga avokatët, një ndalim i tillë është në kundërshtim me nenin e Kushtetutës RF për lirinë e lëvizjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI