Flash

Sherri për një sms, shqiptari në Gjermani vret me sëpatë gruan

Lapsi.al 24 May 2018
Sherri për një sms, shqiptari në Gjermani vret me

Rushit K. (37/Emri i ndryshuar) goditi shumëherë me sëpatë ish gruan e tij, mes tjerash edhe në kokë dhe qafë, duke e lënë të vdekur në vend.  27 vjeçarja e cila ishte martuar prej gjashtë muajsh me 37 vjeçarin nga Kosova, ishte e mbuluar në gjak, shkruan bild.de. Rushiti kishte ardhur si refugjat në moshën 17 vjeçare në Gjermani.

Por si ndodhi ngjarja e kobshme e 1 tetorit? Nga Gjykata e Bonnit theksojnë se burri fillimisht kishte rrahur gruan, dhe duke pasur frikë që kjo mos zbulohet nuk ka kontrolluar veten dhe e ka vrarë Donikën. Megjithatë ai nuk rrezikon burgun. Ai vuan nga skizofrenia dhe duhet një kohë të gjatë të shkojë në një klinikë psikologjike. Tashmë gjendja e tij është përmirësuar pas marrjes së medikamenteve qetësuese.

37 vjeçari i cili punonte si ndihmës në kuzhinën e Bonnit, kishte njohur gruan e tij të bukur në vendlindje. Në gusht 2017 Donika zhvendoset nga Kosova në Siegburg.

“Ai e donte shumë atë. Ai besonte, se kishte arritur gjithçka, çfarë ai kërkonte,” thotë avokati i të pandehurit Max Ziemer.

Sipas dëshmive të reja, Donika akoma donte ish të dashurin. Një javë përpara tragjedisë, ajo e kishte refuzuar për seks. Ditën e tragjedisë Donika merr një SMS, ajo nuk lejonte të lexojë atë. Përsëri një përleshje verbale, e cila përfundoi brutalisht me vdekjen e saj.

Avokati Ziemer thekson se Rushiti e deshte tepër gruan, megjithatë mendon se “ajo e kishte keqpërdorur dhe kishte luajtur me dashurinë e atij.”

Për shkak të vuajtjes nga skizofrenia, Gjykata ka shtyrë seancat. Seanca e ardhshme është planifikuar për 7 qershor. /albinfo/.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI