Flash

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Marvi Mihalit, për një karikues telefoni

Lapsi.al 24 May 2018
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Marvi Mihalit, për një

Emisioni “Të Paekspozuarit” në Top Channel, publikoi një video ekskluzive, ku tregon vrasjen barbare të Marvi Mihalit, 22-vjeçarit, në datë 31 korrik 2017. Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes, Mira Mihali, të cilët po përjetojnë dramën më të madhe të djalit të tyre.

Pamjet ekskluzive të siguruara nga “Të Paekspozuarit”, para dhe gjatë momenti të sherrit, tregojnë për një plan mirë të organizuar nga grupi kriminal i të rinjve.

Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla dhe shumë tjetër kishin rrethuar zonën, për ti bërë pritë bashkëmoshatarëve të tyre, Armend Haxhiut, Xhoslin Shatës, Marvi Mihalit.

Sipas videos, e cila është siguruar nga kamerat private të bizneseve, një nga organizatorët e krimit i bën me shenjë grupit të sulmi, se po vjen Armendi, Marvi dhe Xhoslini. Në atë moment, del në skenë Dejvi Bitraj, i cili shkëmben fjalë me Armendin, por ky i fundit, nuk duron dhe e godet me grusht. Në atë moment, grupi i agresorëve, rrethojnë Marvin, Armendin dhe Xhoslinin.

Edhe pse stërmullari i sherrit ishte Armend Haxhiu, autorët e krimit iu vërsulën brutalisht 22 vjeçarit Marvi Mihalin. Sipas videos, shihet qartë që Marvi as nuk ka sulmuar njeri, as nuk ka goditur njeri, por është qëlluar në mënyrë kriminale nga bashkëmoshatarët e tij.

E gjithë skena e krimit, ndodhi vetëm 40-50 sekonda, dhe autorët largohen qetësisht nga vendngjarja. Marvi Mihali u vra në mes të Tiranës, pa asnjë arsye, pa asnjë faj…ai u vra barbarisht duke mbyllur përfundimisht jetën e dy prindërve të tij./TCH/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI