Flash

Denoncimi/ Në prokurorinë e Durrësit u grabit dosja e 613 kg kokainë

Lapsi.al 25 May 2018
Denoncimi/ Në prokurorinë e Durrësit u grabit dosja e 613 kg

Nga serverat e prokurorisë së Durrësit është grabitur dosja e 613 kilogramëve kokainë të kapur në Maminas. Denoncimi vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me një shënim në faqen e tij në Facebook, shkruan se kjo është një vepër kriminale e Ramës.

"Te dashur miq, dje u vodh ne prokurorine e Durresit serveri i dosjeve me te medha te krimit te organizuar, nder me te fuqishmit ne Europe! Nje jave me pare u rrembye si rastesisht posta e dosjeve qe transferoheshin nga Tirana ne kete prokurori!

Seriali i rrembimit dhe vjedhjeve te paprecedenta te dosjeve me te renda dhe serverit te tyre ne prokurorine e Durresit, eshte deshmi tjeter e degjenerimit te narkoshtetit ne Shqiperi. Vjedhja e serverit te prokurorise ndofta nuk u realizua nga te njejtit njerez qe vodhen serverin e tatimeve me 20 milione deklarata tatimore te qytetareve shqiptare, por u realizua me urdherin e te njejtit kryebandit qe perdor krimin kunder ligjit, pra me urdher te Edi Rames" shkruan Berisha, sipas të cilit në prokurorinë e Durrësit janë grabitur të dhënat e disa dosjeve të rëndësishme.

"Nder dosjet e vjedhura me serverin e prokurorise eshte dosja famoze e 613 kg kokaine, qindra faqe te te ciles deshmonin se pritesi i saj ishte klani Rama; ishte dosja e Spitalles e Olsit dhe kompanise fantazme te parkut industrial; ishin regjistrimet e bisedave te Gjushit me balozet e zi te medhenj te krimit dhe droges ne Shqiperi dhe rajon; ishin pergjimet ambientale por edhe informimet qe Edi Rama i bente Gjushit se ai eshte ne pergjim te trefishte; ishte dosja famoze e tokave"  vazhdon Berisha.

 

Të këshilluara

Rama, mes Babales dhe Esad Pashës

  Partia Socialiste po bën ç’është e mundur që protestën e opozitës më 26 maj ta banalizojë si një “protestë të Babales” , por njëkohësisht “Babales” po...

08:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI