Flash

Ermal Meta vjen me videoklipin e ri (Video)

Lapsi.al 25 May 2018
Ermal Meta vjen me videoklipin e ri (Video)

Të gjesh dashurinë në tre minuta. Kjo është fabula e videoklipit të ri të këngës ‘Dal Alba Al Tramonto’, e kantautorit të talentuar Ermal Meta. Kënga është pjesë e albumit të suksesshëm ‘Non Abiammo Armi’, i publikuar në muajin shkurt, gjatë festivalit të San Remos ku shqiptari u shpall fitues.

I realizuar nga Slim Dogs Productions, videoja e këngës që në shqip përkthehet “Nga agimi në Perëndim”, realizohet në një lokal që organizon takime të shpejta mes njerëzve që duan të gjejnë dashurinë në tre minuta…

Edhe vetë këngëtari është protagonist i historisë, bashkë me një çift të rinjsh. Kantautori shfaqet teksa ndërvepron me një vajzë hipotetike, në një takim ku spektatori mund ta identifikojë veten.

Pas suksesit të koncertit Forum di Assago dhe kthimit nga Lisbona, ku së bashku me Fabrizio Moron u klasifikua i pesti në Eurovizion, me këngën ‘Non mi avete fatto niente’, Ermal Meta i është rikthyer angazhimeve televizive dhe muzikore në Itali, nga roli pjesëtarit të jurisë në programin ‘Amici’, të Maria de Filipit, tek përgatitjet për turneun rreth Italisë. Në 1 qershor, Meta do të mbajë një koncert edhe për publikun shqiptar, në Tiranë.

Të këshilluara

Dua Lipa, nga botërori në Formula Uno

Këngëtarja me origjinë shqiptare është e ftuara speciale për ceremoninë e hapjes në finalen e Champions League nesër mbrëma. Por duket se ky nuk do të jetë i ve...

11:20

Gwen Stefani heq dorë nga karriera muzikore

Gwen Stefani është një ndër emrat më të njohur në botën e muzikës, por duket se karriera e saj do të marrë fund. Ajo ka njoftuar se do largohet nga kjo botë ...

11:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI