Flash

Flet prokurori i Durrësit, tregon çfarë është grabitur në zyrën e tij

Lapsi.al 25 May 2018
Flet prokurori i Durrësit, tregon çfarë është

Prokurori i Task Forcës në Durrës, Afrim Shehu thotë se objektivi i grabitësve ka qenë pikërisht zyra e tij. Ai deklaron se është thyer zyra ngjitur, ku qëndrojnë dy oficerë të policisë gjyqësore.

“Janë marrë vetëm disa akte ekspertimi, të një dosjeje që ka lidhje me hetimet për komunën Ishëm. Gjithashtu janë grisur disa dokumente. Nuk është marrë asgjë tjetër”, ka thënë prokurori Shehu për CNA.al.

Prokurori më tej, ka hedhur dritë dhe rreth çështjes së grabitjes së serverit me të dhënat e Prokurorisë dhe ngritjen e një Prokurorie tjetër paralele nga ana e krimit.

“Është marrë pajisja që monitoron kamerat. Është marrë serveri i kamerave, jo serveri i të dhënave kompjuterike për institucionin“, ka thënë Shehu.

Sipas tij materailet që janë marrë nuk i dëmtojnë hetimet.

“Është thyer zyra që është ngjitur me mua, ku janë dy oficerë të Policisë gjyqësore, por objektivi ka qenë zyra ime dhe jo e atyre.

Qëllimin e kanë pasur për të prishur hetimet, por kjo gjë nuk do të ndodh.

Nuk dëmtohen hetimet, është rast që rikuperohet, pasi materialet janë të administruara dhe në pjesën tjetër të dosjes.

Çdo gjë është në rregull, nuk është dëmtuar asgjë nga hetimi”, ka saktësuar prokurori Shehu për CNA.al.

Gjithashtu ai ka hedhur poshtë zërat, se çështja po hetohet nga Krimet e Rënda, pasi një ditë më parë në Prokurorinë e Durrësit u paraqit prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI