Flash

FOTO/ Rama dhe Basha sfidohen LIVE një ditë para protestës

Lapsi.al 25 May 2018
FOTO/ Rama dhe Basha sfidohen LIVE një ditë para protestës

E shtuna pritet të jetë një ditë e ndezur politikisht. Opozita ka thirrur një marshim proteste që do të nisë nga “Sheshi Skënderbej” deri te selia e Kryeministrisë ku do të kërkojë largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por edhe të gjithë qeverisë.

Gjithçka nis në orën 11.00 sipas njoftimit të organizatorëve. Në të njëjtën kohë kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në Tiranë. Burime zyrtare i thanë lapsi.al se pikërisht në atë kohë, kryeministri do të sfidojë opozitën nga Berati ku do të zhvillojë një takim me banorët atje dhe që sigurisht do të transmetohet LIVE. Qeveria dhe opozita do të kërkojnë secila marrjen e vëmendjes në ekranet e televizioneve. Nuk është çudi që televizionet që transmetojnë 24 orë lajme të ndajnë ekranin në mes, pasi e kanë bërë edhe më parë kur Rama ka shpikur aktivitete të minutës së fundit në rastet e protestave të opozitës. 

Por një përballje paraprake Basha dhe Rama e kanë pasur që pasditen e së premtes. Në orën 18.00 kryetari i opozitës u shfaq LIVE në Facebook duke shpërndarë fletëpalosje për qytetarët e Tiranës. Në të njëjtin orar, Rama ishte duke folur për qytetarët e Kuçovës. Edhe ai transmetonte LIVE në ERTV. Duke parë shifrat kryetari i opozitës ka marrë një fitore të vogël, pasi në rrjetet sociale ka numëruar më shumë ndjekës se kryeministri. Mbetet për të parë kush do të fitojë "finalen e së shtunës". ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI