Flash

"Jo dëbimit të shokëve tanë!" protestë e nxënësve francezë për fëmijët shqiptarë

Lapsi.al 25 May 2018
"Jo dëbimit të shokëve tanë!" protestë e

"Jo, jo, jo dhe sërish Jo dëbimit”. Kjo ishte motoja e nxënësve të Shkollës së mesme “Rabelais”, të cilët kanë protetsuar për plot dy orë nëpër rrugët e Saint-Brieuc, pasditen e së enjtes. Rreth 500 nxënës të shoqëruar nga profesorët e tyre, por edhe nga përfaqësuesit e sindikatës dhe të zgjedhurit të së majtës, kanë parakaluar në relacionin në mes të shkolës së tyre dhe komunës, në qendrën e qytetit në Saint-Brieuc.

Edhe para një muaji kishin dalur të protestojnë rreth 500 persona, kundër dëbimit të Aminës, shoqes së tyre së shkollës. Kryebashkiaku i Cotes-d’Armor kishte nënshkruar një urdhër për ta larguar nga territori francez familjen Sulejmani, ndërkohë që Amina dhe vëllai i saj, Emiri, të cilët janë nxënës të klasës së pestë të kësaj shkolle, janë dy nxënës “të shkëlqyer dhe të integruar mirë” nga shoqëruesit e tyre.

Urdhëri i tetorit të vitit 2016, për tu larguar nga territori francez, i ka tejkaluar kufijtë familjarë. “Do t`i dëbojnë në drejtim të Shqipërisë, një vend i cili mund t`i bashkohet Bashkimit Europian viteve të ardhshëm. Kjo nuk ka kurrfarë kuptimi”, ka pohuar për “Ouest-France”, Didier Le Buhan, deputeti socialist nga Saint-Brieuc, transmeton Albinfo.ch.

Mesditën e së enjtes, një delegacion prej gjashtë nxënësve dhe profesorëve është pranuar nga nënkryetari i bashkisë. Por, asgjë të re. “Ne jemi të inkurajuar për të dëshmuar integritetin e familjes shqiptare përmes dokumenteve. Po na thonë se Gjykata është ajo që duhet të vendos, edhe pse vetë kryebashkiaku mund të zgjedhë nëse do të rishqyrtojë vendimin e tij”, kanë pohuar nga delegacioni. Komuna nuk ka dashur të prononcohet lidhur me rastin.

Të këshilluara

Rama, mes Babales dhe Esad Pashës

  Partia Socialiste po bën ç’është e mundur që protestën e opozitës më 26 maj ta banalizojë si një “protestë të Babales” , por njëkohësisht “Babales” po...

08:06

'Burgjet shqiptare me kushte skandaloze'

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës ka publikuar raportin për gjendjen e burgjeve shqiptare. Në shumicën e objekteve të paraburgimit në ...

22:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI