Flash

Konsullata shqiptare në Stamboll: Shqipëria nuk është furnizuesja kryesore me drogë e Turqisë!

Lapsi.al 25 May 2018
Konsullata shqiptare në Stamboll: Shqipëria nuk është

Konsullata e Përgjithshme në Stamboll ka reaguar pas shkrimit të gazetës turke “Daily Sabah“, për trafikun e lëndëve narkotike dhe një lloji të ri droge, që sipas saj, ka vend origjine Shqipërinë.

“Në artikull bëhet një paralelizëm mbi zëvendësimin e drogës sintetike “bonzai” me një drogë të re të quajtur “skunk” (marijuana gjenetikisht e modifikuar), e cila, sipas artikullit nënkupton Shqipërinë si vend të origjinës. Cilësimi i Shqipërisë si baza kryesore e furnizimit të marijuanes për tregun turk është një fakt i rëndë, duke pasur parasysh se faktet e sipërmendura e përjashtojnë këtë pretendim”- thuhet ne reagim.

"Sipas tij, “Po ashtu, një tjetër fakt i deformuar që paraqisni është se “drogërat të cilat nuk i keni përcaktuar se cilat janë, mbërrijnë nga vendet e Evropës nëpërmjet Shqipërisë”.

Në të gjitha raportet e autoriteteve turke diplomatike, policore apo shtetërore, asnjëherë nuk është pretenduar një fakt i tillë. Kjo është hera e parë që bëhet një akuzë e tillë. Si mund të jeni në dijeni, sasia e vetme e kapur prej 1,1 ton në Bodrum mendohet nga autoritetet policore turke që mund të ketë ardhur nga Shqipëria.

Duke pasur parasysh statistikat e sipërmendura (147 ton në vitin 2016, nga të cilët vetëm 1.1 ton supozohet të ketë ardhur nga Shqipëria dhe rastet e ndalimit dhe procedimit në tremujotrin e parë te vitit 2018), vlerësojme se nuk është Shqipëria burimi kryesor i kanabisit në Turqi”, thuhet në letrën e Konsullatës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI