Flash

Kush do të jetë kryenegociator me Serbinë? Hashim Thaçi ndan LDK-në në dy grupe

Lapsi.al 25 May 2018
Kush do të jetë kryenegociator me Serbinë? Hashim Thaçi

Këmbëngulësia e Presidentit Hashim Thaçi që të jetë kryenegociator në dialogun Kosovë - Serbi ka ndarë në dy grupe partinë e Isa Mustafës. Gazeta Express mëson se në mbledhjen e Kryesisë së djeshme të LDK-së ku për herë të parë u paraqit në aktivitetin partiak edhe Isa Mustafa, u diskutua për mandatimin e Thaçit në krye të bisedave. Në këtë mbledhje, LDK ka hyrë e ndarë në dy grupe, në ata që janë pro Thaçit shef i ekipit negociator dhe në ata kundër.

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke shqyrtuar mundësinë që t’ia jap dorën Presidenti të vendit Hashim Thaçi që të jetë në krye të dialogu me shtetin serb që pritet të fillojë kah mesi i muajit qershor. Por, ky pozicionim i partisë së Mustafës ka krijuar përplasje mes vetë zyrtarëve. Edhe pse ende e padefinuar se si do të jetë qëndrimi i tyre final për këtë çështje, Express ka mësuar nga burime brenda LDK- së se disa prej zyrtarëve të vjetër janë pro që shefi i shtetit të udhëheq vendin në fazën e fundit të dialogut me Serbinë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI