Flash

Ministria e Arsimit: Pse u shpërnda pyetësori për seksin te nxënësit e 9-vjeçares

Lapsi.al 25 May 2018
Ministria e Arsimit: Pse u shpërnda pyetësori për seksin te

E ngriti si shqetësim deputetja e PD-së, Albana Vokshi. Ajo tha se kishte marrë shqetësimin e një grupi prindërish mbi një pyetësor të shpërndarë në shkollat 9-vjeçare ku ndër të tjera fëmijët e moshave 11, 13 dhe 15 vjeç janë pyetur nëse kanë kryer seks oral, vaginal, apo anal, si dhe u kërkohet mendim rreth ngacmimeve seksuale.

“Pyetjet 45 e në vazhdim, në një gjuhë që unë e konsideroj krejt të papërshtatshme për fëmijë në ato mosha, nxënësve u kërkohet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale e madje shkohet dhe më tutje ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral”, - thuhet në kërkesën e Vokshit drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Kjo e fundit ka reaguar me një njoftim zyrtar ku thotë çështja “po përdoret ulët për revansh politik duke dezinformuar prindërit dhe opinionin publik dhe është një turp për këdo që e bën”.

Ministria e Arsimit thotë se ky pyetësor zbatohet në të njëjtën kohë në 48 vende të Evropës përfshirë edhe Kanadanë, duke zbatuar rigorozisht të njëjtin protokoll, metodologji dhe pyetësor.

Sipas saj, studimi mbi sjelljet Shëndetësore tek Fëmijët e Moshës Shkollore 11, 13, 15 vjec (HBSC- Health Behaviour in School -Aged Children) është një studim që ka filluar para 34 vitesh dhe kryhet çdo katër vjet, në të njëjtën kohë, në Europë dhe Amerikën e Veriut. Shqipëria është bërë pjesë e këtij studimi që prej vitit akademik 2009-2010.

Studimi konsiston në vetadministrimin e një pyetësori anonim nga nxënësit e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç. Plotësimi i tij është vullnetar dhe nxënësit nuk janë të detyruar ti përgjigjen të gjitha pyetjeve.

Pyetjet janë hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë më të njohur të fushës akademike, të cilët janë specialistët më të mirë për fushat që mbulon studimi. Çdo ndryshim sado të vogël që një vend mund të bëjë në pyetësor e përjashton atë nga studimi ndërkombëtar.

Studimi përmban pyetje mbi zakonet e të ushqyerit, imazhin trupor, obezitetin, aktivitetin fizik, shëndetin oral, sjelljet e rrezikshme, përdorimi i alkoolit, duhanit, drogës (vetëm për 15-vjeçarët), sjelljet seksuale (vetëm për 15-vjeçarët), marrëdhëniet në familje dhe me bashkëmoshatarët, mjedisi socio-ekonomik, mjedisi në shkollë, etj.

Ky studim “ushqen” sistemin e informacionit shëndetësor dhe arsimor me të dhëna të vlefshme mbi shëndetin dhe stilin e jetesës së fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë.

“Kryerja e HBSC 2017/18 në këtë vit akademik, do të na lejonte të bënim krahasime më rezultatet e marra në raundet e mëparshme, duke bërë të mundur kështu evidentimin e progresit dhe sfidave për fusha të caktuara shëndetësore dhe sociale. Gjithashtu, do të mundësohej edhe krahasimi i indikatorëve shëndetësorë midis vendeve të ndryshme” –thotë Ministria e Arsimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD: Protesta e nesërme nuk ka afat...

Për lajmin se Partia Demokratike ka marrë vetëm 4 orë leje për të zhvilluar protestën ditën e nesërme, selia blu reagoi duke theksuar se nuk ka afat për protest...

21:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI