Flash

OSBE për protestën e opozitës: Paqësore dhe demokratike

Lapsi.al 25 May 2018
OSBE për protestën e opozitës: Paqësore dhe demokratike

Delegacion i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i cili përbëhet prej Presidentit të saj George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ata patën takime me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Kryetarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Gjatë takimeve ata shprehën vlerësimin e tyre sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së, si dhe gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohet në vend.

Në lidhje me protestën që do të mbahet të shtunën nga opozita shqiptare, shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI