Flash

PD: Protesta e nesërme nuk ka afat...

Lapsi.al 25 May 2018
PD: Protesta e nesërme nuk ka afat...

Për lajmin se Partia Demokratike ka marrë vetëm 4 orë leje për të zhvilluar protestën ditën e nesërme, selia blu reagoi duke theksuar se nuk ka afat për protestën.

Burime nga PD bëjnë me dije se kërkesa drejtuar policisë nuk ka një afat.

Nesër në orën 11:00 opozita ka thirrur qytetarët në protestë, për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Që nga dita kur publikuan dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit, Agron Xhafaj, i cili rezultonte i dënuar në Itali si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, demokratët kërkuan që Fatmir Xhafaj të dorëhiqet nga posti i ministrit të Brendshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI