Flash

Plane për fundjavë? Bëhuni gati për një mot të ‘çmendur’...

Lapsi.al 25 May 2018
Plane për fundjavë? Bëhuni gati për një mot të

Moti do t’i favorizojë të gjithë ata që kanë bërë plane këtë fundjavë. Përveç zonave veriore dhe veri-lindore ku pritet të bien sasi të vogla shiu, pjesa tjetër e territorit do të ketë diell. Sipas Meteoalb, shira të lehtë pritet të ketë edhe sot pasdite në jug-lindje. E shtuna mbetet me kthjellime e vranësira të lehta gjatë gjithë ditës, përjashtuar zoat Lindore e cila rrezikohet nga shira të dobët gjatë orëve të pasdites.

Edhe e diela, gjatë paradites vijon kryesisht e kthjellët por pasditja shton gradualisht vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluar në ekstremet Veri – Juglindje. Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rritje me 2° gjatë mesditës së sotme ku termometri maksimal e ka tejkaluar vlerën 30°C. Dita e shtunë dhe e diela, sjellin rritje të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremalet të luhaten nga 12 deri mbi 32°C.

Të këshilluara

Euro në Shqipëri pëson një tjetër goditje

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, ndonëse ritmet e nënçmimit janë ngadalësuar në krahasim me ditët e mëpa...

14:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI