Flash

Rama në Gjirokastër/ Si u përhap haberi "Pastroni lagjet për mikpritjen e qeverisë"

Lapsi.al 25 May 2018
Rama në Gjirokastër/ Si u përhap haberi "Pastroni lagjet

Kanë shkuar 28 vite që kur në festivale këndohej "Dilni se erdhi Enveri" nga grupi i të rinjve të Gjirokastrës, por të njëjtat iso dëgjohen ende nga brez i ri gjirokastritëve. Jo nëpër festivale, por në mbledhje shtetërore.

Lapsi.al ka zbuluar një dokument të prefekturës së qytetit, ku jepet urdhër të pastrohen lagjet për mikpritjen e qeverisë.

Dokumenti është protokolluar në datën 17 maj dhe mes urdhrave të prefektit Astrit Aliaj bie në sy ai që ka dhënë në mbledhjen e Inspektoriatit të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave.

"Pas debateve midis palëve, - thuhet në dokument- nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër u lanë disa detyra ndër kryesore ishin sensibilizimi i pastrimit të territorit për të gjitha Bashkitë e Qarkut Gjirokastër për mikpritjen e qeverisë kryesuar nga Kryeministri Z.Edi Rama"

Ca nga tradita e rrënjosur ndër vite, ca nga oshilacionet e Edi Ramës që bëhet i paparashikueshëm kur lëviz jashtë Tiranës, prefekti ka menduar t'i dalë të keqes para me një pastrim të shpejtë të lagjeve të qytetit. Dhe siç dihet, vizita e qeverisë shkoi qetë dhe pa asnjë të papritur. Më poshtë kënga e grupit të të rinjve të Gjirokastrës kënduar për diktatorin.

https://www.youtube.com/watch?v=e-FDEHls4ao

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI