Flash

Shisnin heroinë në gjimnazet e Tiranës, arrestohen 3 të rinj dhe mes tyre një vajzë

Lapsi.al 25 May 2018
Shisnin heroinë në gjimnazet e Tiranës, arrestohen 3 të rinj

Specialistët për hetimin e narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë në kuadër të një operacioni policor arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit :

– Enri Manaj, 35 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”)

– Marjus Filipi, 34 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje )

– Gloria Hasaj, 26 vjeçe, banuese në Tiranë

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike në shkollat e mesme të kryeqytetit, nga seksioni i narkotikëve u organizua puna për kapjen e tyre në flagrancë. Shtetasit Enri Manaj dhe Gloria Hasaj janë konstatuar nga shërbimet e policisë para hyrjes të një shkolle të mesme në rrugën e “Dibrës” dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetases Gloria Hasaj, i janë gjetur 5 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Heroinë e ndarë në porcione gati për tu shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enri Manaj (në të cilën ndodhej shtetasi Marjus Filipi dhe shtetasia e huaj filipinase C. M.), u gjetën dhe u sekuestruan 39 doza lënde narkotike e dyshuar Heroinë).

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale :

– 44 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë

– 3 aparate celularë

Gjithashtu në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, po kryhen veprimet përkatëse për dëbimin e shtetases filipinase, pasi u konstatua se po qëndronte pa leje qëndrimi në teritorrin e Republikës të Shqipërisë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Enri Manaj, Marjus Filipi dhe Gloria Hasaj.

Të këshilluara

Rama, mes Babales dhe Esad Pashës

  Partia Socialiste po bën ç’është e mundur që protestën e opozitës më 26 maj ta banalizojë si një “protestë të Babales” , por njëkohësisht “Babales” po...

08:06

'Burgjet shqiptare me kushte skandaloze'

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës ka publikuar raportin për gjendjen e burgjeve shqiptare. Në shumicën e objekteve të paraburgimit në ...

22:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI