Flash

Ushtari i Forcave të Armatosura në gjykatë: Doja të grabisja bankën, se nuk më del rroga!

Lapsi.al 25 May 2018
Ushtari i Forcave të Armatosura në gjykatë: Doja të grabisja

Olcion Muça, ushtari që tentoi të grabiste një bankë në qendër të Lushnjës u la në burg pa afat nga gjykata. Para trupit gjykues ai u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, por tregoi se kishte pasur nevojë për para dhe banka i kishte refuzuar kërkesën për overdraft.

I penduar, Muça tha se lekët e rrogës nuk i dilnin për të mbajtur familjen, ndërsa i kishin refuzuar kërkesën për banesë sociale.

"Jam penduar. Kam aplikuar për banesë sociale në Berat por nuk ma dhanë. Nuk kam para dhe nuk më del rroga, kam dy fëmijë" u shpreh ai në sallën e gjyqit. Olcion Muça punonte si ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë binjakë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI