Flash

Angelina Jolie sërish producente e një filmi, kësaj rradhe i animuar

Lapsi.al 26 May 2018
Angelina Jolie sërish producente e një filmi, kësaj rradhe i

Angelina Jolie fillimisht realizoi një film në lidhje me efektin e luftës tek një vajzë e re në Kamboxhia, “First They Killed my Father”. Tani aktorja dhe regjisorja ka realizuar një film të fokusuar në Afganistan.

“The Breadwinner” është film i animuar, me skenar dhe regji nga gratë, ku shfaqet zëri i aktores kanadeze Saara Chaudry si personazhi kryesor.

Përmes këtij filmi shpaloset jeta e 11-vjeçares Parvana, e cila rritet nën kontrollin e talebanëve në Afganistan, gjatë vitit 2001. Kur babai i saj arrestohet pa të drejtë, Parvana maskohet si djalë, në tentativë që të shpëtojë të ëmën dhe motrën nga varfëria, pasi femrave nuk u lejohet të largohen nga shtëpia pa shoqërinë e një burri.

Edhe pse kjo është një histori për fëmijë, nuk fshihen detaje të jetës nën kontrollin e talebanëve në këtë vend.

Pas premierës në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Toronto, “Breadwinner” është nominuar për “Oscar” në kategorinë e “Filmi më i Mirë i Animuar”.

“Diversiteti është pjesa më e bukur e botës”, – deklaroi Jolie.

Filmi është përkthyer në gjuhën afgane dhe fillimisht është shfaqur në Kabul. Ndërsa sot, më 25 maj, projektohet në Britani.

Të këshilluara

Harvey Weinstein i dorëzohet policisë

Producenti i njohur hollywoodian, i cili u bë i njohur pë skandalet seksuale, nga të cilat u “ndez” një industri e tërë tashmë do t’i dorëzohet policisë. Sip...

21:18

'Mowgli' rikthehet sërish si film (VIDEO)

Dy vite më parë, libri i famshëm i Rudyard Kipling u shndërrua në film përsëri nga gjiganti Disney, duke mbledhur fitime që arritën deri në 1 bilion dollarë. ...

17:40

Nicky Minaj, e lidhur me Eminem (FOTO)

Reperja Nicki Minaj ka konfirmuar spekulimet se ajo ka filluar një romancë me Eminem. Nëpërmjet një postimi në Twitter ku shpërndau këngën e re me Big Bang, 2Ch...

17:06

Victoria Beckham 'tregon' pse nuk qesh kurrë

Në të gjitha daljet e saj të krijon përshtypjen e asaj femrës serioze dhe misterioze, që nuk qesh kurrë. Madje Victoria Beckham e kritikojnë shpesh për këtë pje...

15:53

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI