Flash

Protestuesit ikin nga Kryeministria, turma zhvendoset te Ministria e Brendshme. Fatmir Xhafaj largohet nga zyra

Lapsi.al 26 May 2018
Protestuesit ikin nga Kryeministria, turma zhvendoset te Ministria e Brendshme.

Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria e Ministria e Brendshme. Turma ka thyer rrethimin me hekura të punimeve te sheshi 'Skenderbej' dhe është vendosur përballë komplesit të Ministrisë së Brendshme. Protestuesit bëjnë thirrje 'E duam Shqipërinë si gjithë Europa'. 

Ende nuk dihet plani i vijimit të protestës, por tani turma është duke u zhvendosur drejt Ministrisë së Brendshme, ku pritet të protestojë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

Situata para Kryeministrisë u qetësua, pas tensioneve dhe përplasjeve.

Më herët u raportua se Fatmir Xhafaj po qëndron dhe do të vijojë të jetë në zyrë, gjatë zhvillimit të protestës së opozitës. Edhe këtë herë, në fjalën e tij, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se një projekt i së keqes, që i shërben vetëm krimit dhe korrupsionit, ndërsa po zhvat gjithmonë e më shumë shqiptarët. Jo zyrtarisht mësohet se ministri Fatmir Xhafaj është larguar nga zyra e tij. 

Të këshilluara

Opozita proteston, Rama shfaqet në ERTV

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pikërisht orën e protestës së opozitës për të zhvilluar një takim në qarkun Berat, ku do të prezantojë disa nga projektet e qe...

11:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI