Flash

Basha u përgjigjet kritikave: Pse tërhoqa turmën nga Ministria e Brendshme

Lapsi.al 27 May 2018
Basha u përgjigjet kritikave: Pse tërhoqa turmën nga Ministria e

Kreu i PD-së Lulzim Basha u ka dhënë një përgjigje kritikëve që kërkonin që protesta e së shtunës të kalonte në dhunë.

Me një postim në Facebook, Basha shkruan se “Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna. Dhuna nuk është zgjidhja, e vërteta është zgjidhja”.

“Qëndrimi ynë është i pandryshuar dhe i pakompromis: Fatmir Xhafaj duhet të largohet dhe do të largohet. Për sa kohë ai është ministër, nuk do të ketë hetim dhe drejtësi të vërtetë për të dhe për të vëllain dhe nuk do të ketë luftë të vërtetë kundër krimit dhe drogës” – shkruan Basha.

“Atyre që bëjnë thirrje për dhunë dua t’u përgjigjem direkt: Partia Demokratike lindi dhe është forcë europiane. Ajo është parti e njerëzve që besojnë tek liria, demokracia dhe vlerat europiane. Fuqia e saj janë njerëzit dhe vullneti i lirë i tyre dhe jo dhuna. Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna. Dhuna nuk është zgjidhja, e vërteta është zgjidhja” – thotë kreu i PD-së. ©LAPSI.al

(Me poshtë postimi i plotë i Bashës!)

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti shkundin Shqipërinë

Jugu i vendit është tronditur sërish nga tërmeti. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit një tërmet me magnitudë 2.5 ka lëkundur jugun,...

10:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI