Flash

Kolegët reagojnë pas dhunimit të gazetarit Blendi Kasmi

Lapsi.al 27 May 2018
Kolegët reagojnë pas dhunimit të gazetarit Blendi Kasmi

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka reaguar pas dhunimit në protestë të gazetarit dhe kryeredaktorit të gazetës “Rilindja Demokratike”, Blendi Kasmi.

“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dënon me forcë dhunën e policisë̈ ndaj gazetarit të“Rilindja Demokratike“, Bledi Kasmi, gjatë protestës së opozitës, të shtunën e 26 Majit në Tiranë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i uron shërim të shpejtë kolegut Kasmi, e falënderon ekipin mjekësor të spitalit të traumës në kryeqytet, për kujdesin në mjekimin e gazetarit.

Ne vlerësojmë se dhuna ndaj një gazetari, që kishte me vete vetëm një celular, është e papranueshme dhe duhet dënuar.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bashkohet reagimit të organizatës “Reporterët pa kufij”, duke kërkuar nga Kryeministri Edi Rama, që të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga Policia” – thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI