Flash

Lëkundje tërmeti shkundin Shqipërinë

Lapsi.al 27 May 2018
Lëkundje tërmeti shkundin Shqipërinë

Jugu i vendit është tronditur sërish nga tërmeti. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit një tërmet me magnitudë 2.5 ka lëkundur jugun, në orën 07:11 të mëngjesit të sotëm.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Vermik, 31 kilometra në juglindje të Vlorë, me një thellësi prej 2 kilometrash. Por këto nuk janë të vetmet lëkundje që janë ndjerë këtë fundjavë në Shqipëri.

Sipas të dhënave këtë të diel një tjetër tërmet është regjistruar në Bolenë, 12.5 kilometra në Verilindje të Dhërmiut. Ky tërmet ka qenë me magnitudë 3.8 ballë.

Ndërkohë gjatë ditës së shtunë janë regjistruar 5 tërmete të tjera, nga jugu në veri. Këto tërmete kanë qenë me magnitudë nga 2.3-2.6 ballë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI