Flash

Lu flet për çështjen “Tahiri”: Po u bëhet presion gjykatësve, po u ofrohen ryshfete dhe para

Lapsi.al 27 May 2018
Lu flet për çështjen “Tahiri”: Po u bëhet

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar heqjen e masës “arrest shtëpie” dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Seanca do të zhvillohet paraditen e së hënës në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Në të njëjtën ditë do të shqyrtohet edhe kërkesa e prokurorëve që kërkojnë “arrest me burg” për ish-ministrin e Brendshëm.

Për këtë çështje ka bërë një koment ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i cili i pyetur nga Balkanweb tha se vendimi duhet të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”- ka thënë Donald Lu.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti shkundin Shqipërinë

Jugu i vendit është tronditur sërish nga tërmeti. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit një tërmet me magnitudë 2.5 ka lëkundur jugun,...

10:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI