Flash

Fabrizio Corona: Po mundohem ta rifitoj Belen Rodriguez

Lapsi.al 28 May 2018
Fabrizio Corona: Po mundohem ta rifitoj Belen Rodriguez

Pas dy vitesh që nuk dilte në televizion, Fabrizio Corona është rikthyer sërish dhe ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Verissimo”. Ai ka folur për periudhën e vështirë që ka kaluar në burg dhe për jetën e tij private. Para disa javësh, ai u fotografua duke hyrë në një hotel me ish-in e tij, Belen Rodriguez, por të dy u shprehën se nuk ekziston një lidhje dashurie mes tyre, por një raport shumë i mirë miqësor.Corona është shprehur për “Verissimo” se nuk mund t`i harrojë sakrificat që e dashura e tij aktuale, Silvia Provvedi, ka bërë për të: “Ndjenja për Silvia-n është diçka që nuk e kam ndjerë kurrë dhe nuk di ta përshkruaj. E kam takuar në një periudhë shumë të vështirë. Ajo që Silvia ka bërë për mua është e papërshkrueshme. I besova gjithçka që kisha: shtëpinë, paratë, avokatët. Ajo ka bërë që në burg mos të më mungonte asgjë dhe më ka shkruar 4 letra në javë. E gjithë bota nuk ekzistonte më, kisha vetëm atë. Kur kam dalë nga burgu nuk isha mirë, isha si i çmendur. Jam akoma i dashuruar me të, por e kam zhgënjyer, pasi priste shumë nga unë. Po mundohem ta rifitoj.”

 

Por Fabrizo ka folur edhe për historitë e së shkuarës: “Historia me Belen është më e rëndësishmja e jetës time, më shumë se martesa e mëparshme. E kam takuar para pak kohësh dhe m`u duk më e pjekur, tani i kemi ndërprerë kontaktet, por na lidh një ndjenjë e veçantë miqësie.”

Ai ka shtuar se dashuria me Belen ishte rrezik dhe çmenduri, kurse me Silvia-n është një lidhje e pjekur, me këmbë në tokë dhe po bën çdo gjë për ta rifituar.

Të këshilluara

Snoop dog, nga këngëtar në kuzhinier

Snoop Dogg ka treguar se është një profesionit në pjekjen e ushqimeve, por tashmë duhet të mësojë edhe të gatuajë në mënyrë profesionale. Duke qenë se pjekjen e...

14:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI