Flash

Kush po e bën presion për dosjen Tahiri?! Flet gazetari Hoxha

Lapsi.al 28 May 2018
Kush po e bën presion për dosjen Tahiri?! Flet gazetari Hoxha

Shfuqizimin e masës së sigurisë ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, e ka komentuar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha. Sipas tij, ndryshimi i masës ka pak rëndësi për hetimin e Tahirit në gjendje të lirë. Për gazetarin rëndësi ka vendimi përfundimtar që do të shpallë Tahirin të fajshëm ose jo lidhur me akuzat e rënda që rëndojnë ndaj tij. Ndër të tjera, Hoxha ndalet edhe deklarata e ambasadorit Donald Lu i cili tha një ditë më parë se SHBA-të kanë informacion se gjykatës po i bëhet presion.

“Kjo masë sigurie nuk do të thotë asgjë për vendimin përfundimtar nëse Tahiri është i fajshëm apo i pafajshëm. Kjo masë nuk vlen, në momentin që atij iu kthyen pasaporta dhe tregoi që nuk u largua. Për një muaj e gjysëm çështja dërgohet në gjykatë.

Është fakt që ambasadori një ditë para, ka dhënë opinionin e tij për çështjen, këtë por edhe çështje të tjera të rëndësishme. Ambasadori i kërkon gjykatës të vendosë në bazë të provave dhe t’i shmanget presionit. Çështja është kush bën presion. Vendimi nuk do të thotë asgjë. Tahiri është i pafajshëm por i pandehur.” tha gazetari i ftuar në Abcnews

 

Të këshilluara

Shkodër, vetëvaret 47 vjeçari

Një 47 vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Barbullush te Shkodrës.Trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga të afërmit. "Me datë 28.05.2018 ora 13.45, jemi...

17:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI