Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Ndalimi i Albert Veliut në Kosovë, dritëhijet e një udhëtimi të mbetur në mes

Lapsi.al 28 May 2018
Ndalimi i Albert Veliut në Kosovë, dritëhijet e një

Që nga dita që Partia Demokratike nxorri në media audio-përgjimin, ku thotë se është vëllai i ministrit, Geron (Agron) Xhafaj, bashkëbiseduesi tjetër Albert Veliu ka qëndruar i fshehur. Deri kur, policia e Kosovës e ndali në fshatin Shtime të Ferizajt, bashkë me të birin, për të cilin Veliu ka treguar se ka marrë kërcënime nga miq të Geron (Agron) Xhafajt dhe nga shefat e policisë në Vlorë.

Policia i arrestoi të dy, babë e bir ditën e dielë. Akuza për “kalim ilegal të kufirit” nuk duket e rëndë, megjithatë ka zbuluar vendndodhjen e "Babales", që siç duket është përpjekur të arratiset në fshehtësi, pa u zbuluar nga Ministria e Brendshme, që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Fillimisht ndalimi i Veliut në Kosovë u prit me habi, pasi si prokuroria, ashtu dhe policia shqiptare nuk kanë asnjë pretekst ta ndalojnë ish skafistin vlonjat. Shkaqet e ndalimit u sqaruan më pas nga autoritetet kosovare, megjithatë ndjeshmëria e çështjes nuk e përjashton mundësinë e ndikimit nga Tirana.

Nuk është hera e parë që skafisti Albert Veliu ndalohet nga policia, që pas daljes së përgjimit, ku ai thotë se bisedon me Agron Xhafajn.

“Një natë në të gdhirë, mora një telefonatë dhe më thanë se kemi gjetur Babalen dhe do të të takojë ty, që t’i bësh një intervistë. Pyeta ku? Dhe më thanë tek Partia Demokratike. Shkova se mendova që intervista do të transmetohej në Ajsberg. Partia Demokratike vendosi ta publikojë vetë” ka thënë gazetari kur është pyetur për rrethanat se si u krye intervista me Albert Veliun.

Pasi mbaroi intervistën në selinë e PD-së, Albert Veliu u nis drejt Kosovës, por policia ia preu rrugën në mes. Në në lokal në Milot, rreth orës 04:00 të mëngjesit, policët e gjetën “Babalen” dhe e kthyen në Tiranë.

Kryerja e intervistës pas mesnate, lajmërimi në momentin e fundit të gazetarit tregojnë se skafisti kishte vendosur të fliste e të nisej sa më shpejt jashtë vendit, pa u kapur nga policia apo nga Xhafajt. Ai do të kishte arritur i qetë në Kosovë dhe më tej, sikur në të njëjtën ditë, Geron (Agron) Xhafaj të mos kishte përmendur emrin e tij në prokurori.

Kur u paraqit për të regjistruar një kampion zëri që do të krahasohet me atë në përgjim, vëllai i Ministrit të Brendshëm përmendi emrin e Albert Veliut, si njeriu që, sipas tij, kishte thurur skenarin për ta implikuar. Policia duket se e mbante nën vëzhgim skafistin, përderisa e ndaloi menjëherë, sapo prokurori kërkoi t’ia sillnin për ta marrë në pyetje.

Mediat pranë qeverisë kanë këmbëngulur gjatë këtyre ditëve mbi ekzistencën e një plant i të Albert Veliut, që ka si destinacion final një nga shtetet e Europës ku ai do të aplikojë pastaj për azil. Një alibi si e tij është një mundësi e artë për t’i dhënë fund andrallave të Shqipërisë dhe për të nisur një jetë të re në Perëndim, megjithatë deri tani, kjo mbetet një hipotezë.©Lapsi.al

Të këshilluara

Nis verifikimi i pasurisë për Agron Xhafajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar jashtë vendit për një analizë shkencore audiopërgjimin që dorëzoi në gjykatë gazetari Jetmir Olldashi. Duke krahasuar z...

14:07

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI