Flash

Përmbarimi shkon të sekuestrojë banesën në Durrës, gjejnë dy snajperë dhe drogë

Lapsi.al 28 May 2018
Përmbarimi shkon të sekuestrojë banesën në Durrës,

Rreth orës 15.00, në një shtëpi të banuar në zonën e shkëmbit të Kavajës në Durrës, shërbimi përmbarimor ka shkuar për të ekzekutuar sekuestron e banesës për llogari të një banke ku rezultonte me kredi.

News 24 raporton se kur përmbarimi ka hyrë brenda bashkë me policinë, kanë gjetur dy armët e përshtatura për snajper me silenciator, një pistoletë dhe një sasi kanabisi.

Policia e Durrësit ka bërë sekuestrimin e armëve të zjarrit. Nga verifikimet paraprake rezulton se pronari është emigrant në SHBA.

Pritet që policia të kontaktojë me pronarin dhe të zbardhet ngjarja se të kujt janë armët. Ato janë dërguar tek laboratori i kriminalistikes për të parë se në cfarë ngjarje mund të jenë përfshirë, pasi ka shumë vrasje e plagosje që ende janë pa një autor një qarkun e Durrësit.

Të këshilluara

Shkodër, vetëvaret 47 vjeçari

Një 47 vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Barbullush te Shkodrës.Trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga të afërmit. "Me datë 28.05.2018 ora 13.45, jemi...

17:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI