Flash

Pranga Albert Veliut/ Në momentin e arrestimit ishte bashkë me të birin

Lapsi.al 28 May 2018
Pranga Albert Veliut/ Në momentin e arrestimit ishte bashkë me të

Mediat kosovare raportojnë se "Babalja" apo i njohur ndryshe si "Dëshmitari X" u arrestua në fshatin Shtime të Kosovës. Në momentin e arrestimit, Albert Veliu ishte bashkë me të birin. Nuk dihet arsyeja e arrestimit të Veliut, përderisa ai nuk është person nën hetim për ndonjë çështje, por spekullimet janë se është arrestuar në lidhje me audiopërgjimin që bëri në Vlorë, në lokalin e Agron Xhafajt.

Veliu ka deklaruar se i biri ishte kërcënuar përmes miqve të Agron Xhafajt dhe nga shefat e policisë së Vlorës.

Veliu ka pranuar se në audiopërgjim, është ai vetë duke biseduar me Agron Xhafajn, vëllain e MInistrit të Brendshëm, i cili i premtoi të kalonte në Itali një sasi prej 100 kilogramësh kanabis.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI