Flash

FOTO/ Durrës, kush është pronari i banesës ku u gjetën arsenal armësh dhe drogë

Lapsi.al 29 May 2018
FOTO/ Durrës, kush është pronari i banesës ku u gjetën

Xhevahir Lushka, me origjinë nga Mbrostari i Fierit e banim në Linzë të Tiranës është pronari i banesës në Durrës ku ditën e djeshme u gjet një arsenal armësh, drogë e materiale të tjera.

Arsenali i armëve dhe sendet e dyshimta u gjetën pasi banesa u sekuestruar nga një bankë për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve. Pronari i cili është shpallur në kërkim, aktualisht dyshohet se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai e lëshonte apartamentin në katin e gjashtë me qira dhe i gjithë pallati nuk ka njerëz në periudhën e dimrit dhe për këtë arsye nuk dihet se kush hynte dhe dilte nga kjo banesë që dyshohej se përdorej si bazë nga një grup kriminal.

Policia shkencore ka marrë gjurmët tek armët, për të identifikuar edhe përdoruesit e tyre. Po ashtu ka dyshime se këto armë mund të jenë përdorur për disa vrasje, që kanë ndodhur në këtë zonë por edhe në qarkun e Durrësit, që ende kanë mbetur pa autorë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI