Flash

Hetohen 5 persona në Durrës, pastruan para me Bitcoin

Lapsi.al 30 May 2018
Hetohen 5 persona në Durrës, pastruan para me Bitcoin

Sektori i Anti-Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet duke proceduar penalisht 5 persona nga Durrësi, Tirana dhe Kavaja për pastrim parash në vlerën e 1 milion eurove. Nga hetimet paraprake janë sekuestruar pajisje që shërbejnë për transaksione me monedhën virtuale Bitcoin, raporton Shqiptarja.com. Këta persona dyshohet se kanë sjellë nga jashtë vendit një milion euro duke hapur biznese fiktive me objekt transaksione elektronike me Bitcoin. Hetimet po kryhen nga njësia Task Forcë e Prokurorisë së Tiranës.

Janë bllokuar në cilësinë e provës materiale veç pajisjeve për transaksione të Bitcoin dhe 250 mijë euro të cilat nuk janë deklaruar në Rinas. Paratë janë futur në Shqipëri nga izraelitë, cash duke shmangur sistemin bankar. Pajisjet për Bitcoin janë zhdoganuar në 16 dhe 18 prill dhe janë sekuestruar pasi dokumentet shoqëruese kanë rezultuar false.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI