Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Zgjidhja e Zaev për emrin: Maqedonasit vendosin me referendum

Lapsi.al 30 May 2018
Zgjidhja e Zaev për emrin: Maqedonasit vendosin me referendum

Kryeministri i Maqedonisë deklaroi sot se për çdo emër të ri për vendin, për të cilin Greqia fqinje do të bjerë dakord, do të mbahet një referendum muajt e ardhshëm të këtij viti.

Zoran Zaev tha se Shkupi dhe Athina nuk kanë qenë kurrë më afër arritjes së një marrëveshjeje mbi emrin e Maqedonisë, i cili ka qenë subjekt i një mosmarrëveshjeje të gjatë 25-vjeçare.

Qeveria e Maqedonisë është zotuar të ndryshojë emrin e republikës për të adresuar shqetësimet greke, se emri aktual nënkupton pretendime territoriale në një provincë në veri të Greqisë me të njëjtin emër, Maqedoni. Në kthim, Athina ka premtuar të mos bllokojë më anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Zaev tha se do të mbahet një referendum në shtator ose në tetor, për çfarëdo zgjidhje që do të gjendet, dhe se parlamentet e të dy vendeve do të duhet të ratifikojnë marrëveshjen paraprakisht.

Kryeministri nuk përcaktoi se cili mund të jetë emri i ri, por tha se një "bisedë e rëndësishme" me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, mbi çështjen duhet të zhvillohet deri të premten.

[caption id="attachment_305860" align="aligncenter" width="1200"] (Zoran Zaev me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras)[/caption]

Disa opsione ishin në lojë për emrin e ri të vendit ballkanik, duke përfshirë "Republikën e Maqedonisë Veriore", "Republikën e Maqedonisë së Sipërme" dhe propozimin e fundit maqedonas, "Republika e Ilindenit të Maqedonisë", për të cilin Athina nuk ka rënë dakord.

"Unë nuk do të komentoj mbi disa kritere, mbiemra ose shtesa të emrit, sepse ne jemi në fazën përfundimtare të një zgjidhjeje të mundshme për një problem më shumë se 25-vjeçar", tha Zaev në një konferencë shtypi që shënonte një vit që kur mori detyrën.

Associated Press, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Nis verifikimi i pasurisë për Agron Xhafajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar jashtë vendit për një analizë shkencore audiopërgjimin që dorëzoi në gjykatë gazetari Jetmir Olldashi. Duke krahasuar z...

14:07

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI