Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Detajet/ Moisi Habilaj del në gjyq, çfarë ndodhi në seancën me dyer të mbyllura

Lapsi.al 31 May 2018
Detajet/ Moisi Habilaj del në gjyq, çfarë ndodhi në

“Me një fytyrë dukshëm të dobësuar, veshur me një bluzë sipas modës dhe shumë puthje dërguar të afërmve që mbushnin sallën e gjyqit. Moisi Habilaj u rikthye në sheshin “Giovanni Verga” të Katanias për tu paraqitur në gjykatë në seancën e parë të çështjes “Trëndafili i erës”.

Kështu nis një shkrim i portalit tashmë të njohur në Shqipëri meridionews.it që shpesh i ka kushtuar shkrime çështjes “Tahiri – Habilaj” në të dyja anët e kufirit. Gazetarët italianë japin detaje për atë që ndodhi për rreth 3 orë në gjykatën italiane ku dolën njëri pas tjetrit në proces 14 të arrestuarit e rrjetit të Moisi Habilajt.

“Mbi Moisi Habilajn, i cili mbahet në burgun e Bicocca, kushëri i ish-ministrit të Brendshëm në Shqipëri, Saimir Tahiri, rëndon akuza se ka qëndruar në krye të një organizate të specializuar në trafikun e drogës në linjën Shqipëri – Katania. Një biznes milionësh që kishte ulur në të njëjtën tavolinë në të njëjtën kohë grostistë lokalë të kanabisit, aktivë në furnizimin e bandave mafioze. Së bashku me Habilajn, pas hekurave të sallës së gjyqit u paraqit edhe Maridian Sulaj dhe italiani Antonino Riela. Të fshehur nga publiku qëndronin edhe shqiptari Fatmir Minaj dhe Angelo Busacca, ky i fundit me origjinë nga provinca e Raguzës.

Të 14 të akuzuarit, përveç italianit Vincenzo Spampinato që ka bërë marrëveshje me prokurorët, kërkuan gjykim të shkurtuar që nëse pranohet nga gjykatësja Maria Cardillo, do të sillte ulje të një të tretës së dënimit. Kjo rezervë do të sqarohet në seancën e radhës që do të mbahet më 26 shtator.

Si pjesë e dosjes së procesit, pas kërkesës së prokurorit publik Andrea Bonomo, janë përfshirë edhe përgjigjet e dhëna në seancën e pyetjeve që zhvilluan prokurorët shqiptarë me të arrestuarit Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Meridian Sulaj. Të tre këta patën një seancë pyetjesh me prokurorët e krimeve të rënda të Shqipërisë. Hetuesit e “vendit të shqiponjave” mbërritën në Katania për të çuar përpara një hetim që ka si protagonist pikërisht ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, kushëri i bandës së “Hajbilajve” dhe që citohet disa herë në disa përgjime telefonike të publikuara ekskluzivisht nga Meridionews dhe që ishin pjesë e hetimeve të dosjes “Trëndafili i erës”.

Ndërkohë që mbetet në arrati Florian Habilaj, nuk do të jetë pjesë e këtij procesi Nazer Seiti. Ai konsiderohet si financieri i bandës së specializuar të trafikut të drogës dhe që u arrestua në Shqipëri. Pas disa muajsh ai u ekstradua në Itali, duke pasuar me një seri polemikash. Mbi të u përhap lajmi se kishte marrë statusin e “të penduarit” me drejtësinë italiane, por që më pas u përgënjeshtrua. Ai mbahet në burgun Rebibbia të Romës”.

Kjo është ajo që thuhet në shkrimin e Meridionews. Mësohet se seanca u zhvillua nën masa të forta sigurie. Kamerat janë mbajtur jashtë sallës së gjyqit ndërsa në sallë nuk kanë munguar replikat mes gjyqtares dhe njërit prej të akuzuarve italianë. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI