Flash

Itali, shkatërrohet banda që importoi 5 tonë drogë nga Shqipëria

Lapsi.al 31 May 2018
Itali, shkatërrohet banda që importoi 5 tonë drogë nga

Autoritetet italiane janë pranë mbylljes së hetimeve për 17 nga 46 të hetuarit e operacionit “Stammer 2”, që solli arrestimin e 25 personave, me synim shkatërrimin e një organizate që ka trafikuar rreth pesë tonë marijuanë nga Shqipëria në Itali.

Sipas akuzës, klanet kalabreze të drogës në bashkëpunim me “kartelet shqiptare” arritën të kalonin në më pak se tre muaj rreth pesë tonë marijuanë duke shmangur bashkëpunimin me organizatat kriminale nga Brindisi, historikisht në marrëdhënie “biznesi” me trafikantët nga Shqipëria. Kalabrezët, pasi arritën të fitonin besimin e shqiptarëve iu bënë “dalje” ndërmjetësve puljezë duke e importuar direkt drogën.

Ndër të kërkuarit e shumtë të policisë italiane është edhe një shtetas shqiptar, Elvis Hajdini, i lindur në Vlorë më 4 shkurt 1993.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI