Flash

Nicole Kidman flet për periudhën e depresionit

Lapsi.al 31 May 2018
Nicole Kidman flet për periudhën e depresionit

Aktorja australiane për herë të parë ka folur mbi të kaluarën e saj të hidhur në një intervistë për revistën “Tatler”.

Ajo zbuloi se vitet me Tom Cruise ishin më të errëtat e jetës së saj kjo pasi vetëm pak ditë para martesës me aktorin e famshëm, shtatzënia e saj dështoi pasi pati probleme me zhvillimin e embrionit. Edhe pse dasma e tyre u bë me sukses, pas 11 vitesh së bashku por pa fëmijë, Tom i kërkon Nicole divorcin por çifti ende nuk e kishin kuptuar se asokohe ajo kishte mbetur sërish shtatzënë. E pamundur për të mbartur një shtatzëni, Kidman dështon sërish por këtë herë në momentin kur po divorcohej. Ajo u shpreh se kjo ishte periudha më traumatike e jetës së saj dhe tashmë që kanë kaluar shumë vite është nëna e dy fëmijëve të adoptuar dhe kjo gjë e bën shumë të lumtur. Aktorja thekson se shoqëria në të cilën jetojmë nuk i jep mjaftueshëm rëndësi problemeve që një grua kalon në shtatzëni aq më pak femrave që dështojnë në një apo më shumë të tilla.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI