Flash

Qëllohet me armë zjarri transformatori i hidrocentralit në Kukës, del jashtë funksionit

Lapsi.al 31 May 2018
Qëllohet me armë zjarri transformatori i hidrocentralit në

Transformatori i nënstacionit elektrik në HEC e Lapajt është qëlluar me armë zjarri duke e nxjerrë jashtë funksionit.

Sipas informacioneve paraprake kanë qenë rojet e hidrocentralit që kanë telefonuar sallën operative të Policisë së Kukësit se në orët e para të mëngjesit ka patur të shtëna me armë zjarri.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të transformatorit të nënstacionit elektrik, duke e nxjerrë jashtë funksionit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja”, - thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI