Flash

Xhevahir Zeneli tregon prapaskenat e filmave: Kadri Roshi më ka goditur me shpullë

Lapsi.al 31 May 2018
Xhevahir Zeneli tregon prapaskenat e filmave: Kadri Roshi më ka goditur me

Aktori Xhevahir Zeneli pas një intrerviste me Rudina Magjistarin  zbuloi pjesë nga prapaskenat e realizimit të filmave vite më parë.

“Kur kemi xhiruar filmin, “Kur hapen dyert e jetës”, kemi bërë xhirime një muaj në Dimër, në dëborë dhe një muaj në Pranverë. Ashtu siç ishim veshur ashtu edhe flinim, ishte shumë ftohtë. Paguanim dikë që na mbante sobat ndezur. Kishte bukurinë e vet edhe ajo. Mblidheshim në mbrëmje me njëri-tjetrin jashtë xhirimit”, tha aktori.

Lidhur me filmin “Rrethimi i vogël”, Zeneli tregoi se nuk ishte vënë në dijeni të skenës ku qëllohej me shuplakë nga aktori Kadri Roshi.

“Ata ishin futur në zyrën e kryetarit dhe po bënin skenën. Unë nuk dija gjë fare, isha i pambrojtur dhe i papërgatitur për shuplakën. Nuk më kishin treguar. Kur ai hapi krahun mua m’u errën sytë dhe kur tha regjisori shumë bukur doli, aty e kuptova. Kur mbaroi më mori profesor Kadriu dhe më përqafoi. “Mirë do ishte të më kishe treguar profesor”, i thash dhe ai ma ktheu: “Po të të tregoja nuk do dilte njëlloj skena”. Dhe vërtetë ashtu ishte, ne bëmë edhe 4 dubla të tjera dhe mbajtëm të parën sepse unë

reagoja, vija dorën në faqe instinktivisht për t’u mbrojtur”, tregoi Zeneli.

Të këshilluara

Dua Lipa fotografohet me ish të dashurin

Dua Lipa i dha zemër shumë vajzave më këngën e saj New Rules. Por këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi se dashuria e vërtetë i thyen rregullat, ndërsa u k...

09:39

Ndahet nga jeta aktori i serialit 'Ertugrul'

Është përcjellë sot për në banesën e fundit aktori turk Arda Oziri, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjike me motor mesnatën e të dielës. Motori me të ...

19:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI