Flash

A u përgjua Basha? Manjani përmend akuzat e Ramës si "tradhëtar", "i lidhur me rusët" apo "kundër BE"

Lapsi.al 1 June 2018
A u përgjua Basha? Manjani përmend akuzat e Ramës si

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka përmendur akuzat që kanë ardhur nga Edi Rama për opozitën duke lënë të kuptohet se këto i kanë paraprirë një përgjimi të mundshëm të Lulzim Bashës nga policia.

“Padyshim që Opozita duhet mbajtur në survejim policor...

Opozita është “tradhëtare”, “anti-parti”, “e lidhur me Rusët”, “kundër BE” (nënkupto kundër Romanës), “nxitëse e rrëzimit të pushtetit popullor”....

Opozita bën Agjitacion e Propagandë, kundër pushtetit popullor të Rilindjes”, shkruan Manjani në një shënim në rrjetet sociale.

 

Shënimi i plotë në Facebook:

Padyshim që Opozita duhet mbajtur në survejim policor...

Opozita është “tradhëtare”, “anti-parti”, “e lidhur me Rusët”, “kundër BE” (nënkupto kundër Romanës), “nxitëse e rrëzimit të pushtetit popullor”....

Opozita bën Agjitacion e Propagandë, kundër pushtetit popullor të Rilindjes.

Kryetari i Opozitës, duhet arrestuar në vend! Ai është fajtori për gjithë këto “të zeza”, që po ndodhin!

Policia nuk ka asnjë punë tjetër për të bërë. Vetëm të gjëmojë opozitën, që vetëm fjalën ka në dorë!

Por fjala kushton më shumë se trafiku i drogës, krimi dhe korrupsioni!

Hajde shtet, hajdeeeeee!

Turp e faqja e zezë!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI