Flash

Besnik Mustafaj: Protesta e opozitës e ka dobësuar moralisht Xhafajn

Lapsi.al 1 June 2018
Besnik Mustafaj: Protesta e opozitës e ka dobësuar moralisht Xhafajn

Publicisti Besnik Mustafaj bëri analizën e tij për protestën e opozitës të shtunën që lamë pas si dhe mundësinë e çeljes së negociatave. Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, tha se cilësia e protestës së opozitë meriton përgëzime e sipas tij e ka bërë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, moralisht më të dobët.

“Protesta është një tregues që matet forca e pakënaqësisë, po jo forca e shpresës. Cilësia e protestës meriton përgëzime, ishte një protestë e organizuar mirë, ku kishte dhe shoë brenda, me parullat e pikturat. Moralisht ministri i Brendshëm është më i dobët pas kësaj proteste. Nuk e di si e lexon Xhafaj këtë.

Duhet të provohen figurat e ndryshme të opozitës apo dhe vetë liderit sa kanë aftësi artikuluese e propozimeve që sjell, se një opozitë që vetëm denoncon kthehet në sindikatë. Më vjen mirë që opozita nuk e braktis parlamentin, kam qenë kundër karrigeve bosh gjithmonë. Besoj se opozita do ta vijojë betejën në Kuvend.

Çdo kryeministër ka nevojë për reflektim, sa herë bëhen protesta, se nuk bëhen kot. Opozita është aq e vendosur në llogoren e vet, sa që nuk bën kompromis,” tha Mustafaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI