Flash

Mediat: Kryeministri i ri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka punuar në Kosovë

Lapsi.al 1 June 2018
Mediat: Kryeministri i ri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka punuar në

Pedro Sanchez është Kryeministër i ri i Spanjës. Ai është bashkëpartiak i Javier Solanës po ashtu socialist spanjoll, më vonë i katapultuar në politikën europiane dhe botërore si Sekretar i NATO’s gjatë bombardimeve ndaj caqeve serbe në vitin 1999 dhe më vonë përfaqësues i lartë i BE’së

Sanchez vjen në këtë pozitë pasi Parlamenti Spanjoll e ka rrëzuar sot qeverinë e Mariano Rajoy me një mocion mos besimi me mbështetjen e 180 deputetëve.

Sipas një portali spanjoll "Nuevatribuna.es", Sanchez, me një karrierë ndërkombëtare, në institucione të ndryshme ndërkombetare, ka punuar edhe në Kosovë.

“Pedro Sanchez ka punuar një kohë të gjatë në Bruksel si konsulent i Grupit Socialist brenda Parlamentit Evropian. Ai po ashtu ka punuar në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)”, shkruan kjo gazetë online. Disa media megjithatë kanë raportuar se Sanchez gjatë luftës së Kosovës ka punuar për OKB'në në Bosnjë./express

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI