Flash

Rama paralajmëron drejtorët: Mos fusni në punë njerëz me sms të deputetëve e ministrave

Lapsi.al 1 June 2018
Rama paralajmëron drejtorët: Mos fusni në punë njerëz

Kryeministri Edi Rama ka bërë për ‘dush të ftohtë’ kryetarët e Drejtorisë Rajonale të punësimit. Mësohet se Rama ia ka bërë të qartë zyrtarëve se nuk do të tolerojë asnjë deputet që kërkon të punësojë njerëz të partisë në zyrat e punës. Po ashtu Rama mësohet t’u ketë thënë drejtorëve se nuk duhet të bëjnë punën e asnjë punonjësi të paaftë, por duhet t’i shkarkojnë ata.

“Nuk do të tolerojë asnjë deputet që kërkon të punësojë njerëz të partisë në zyrat e punës. Mos bëni punën e asnjë punonjësi të paafte, por t’i shkarkoni pa marrë parasysh asnjë bindje politike apo kush e ka sjelle në punë. Merrni për bazë vetëm aftësinë dhe performancën individuale”, - iu është drejtuar Rama kryetarëve të Drejtorisë Rajonale të punësimit.

Mes të tjerash Rama iu dha edhe një sinjal paralajmërimi deputetëve dhe ministrave, që këta të fundit mos të ndërhyjnë për punësime. “Nëse një ministër apo deputet ndërhyn për 1 punonjës të vetëm të paaftë më çoni me sms emrin e deputetit apo ndërhyrjes. Faleminderit që më kursyet sikletin që të më duhej të shkarkoja ndonjë këtë muaj, por kjo nuk do të thotë që do ju fal muajin tjetër…e di që jeni zgjuar. Mbani ritmin”, - pohoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI