Flash

Shkodër, dasma kthehet në mort, kush është e reja që u gjet e vdekur në makinë

Lapsi.al 1 June 2018
Shkodër, dasma kthehet në mort, kush është e reja që u

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Shkodër, ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Melgushe dhe e reja është gjetur e pajetë nga familjarët e saj në makinë.

Jozefina Çefaj ka qenë në një dasmë në këtë fshat dhe për një moment ka dalë jashtë pasi nuk është ndjerë mirë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, ndërsa dyshohet se e reja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ose është helmuar nga ndonjë ushqim në dasmë.

Nga ana tjetër, policia ka bërë të ditur se e reja është dërguar në morgun e spitalit dhe me grup hetimor dhe nga mjeku-ligjor për percaktimin e shkakut të vdekjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI