Flash

Media greke: Rama po grabit tokat në Himarë me njerëzit e tij, do ndërtojë një resort luksoz

Lapsi.al 2 June 2018
Media greke: Rama po grabit tokat në Himarë me njerëzit e tij, do

Një nga televizionet e njohur në Greqi, ‘Star’ i ka kushtuar hapësirë bregdetit të jugut të Shqipërisë. Në një kronikë të këtij televizioni thuhet se minoritetit grek në jug të Shqipërisë po sulmohet dhe po i marrin pronat.

“Është parajsë tokësore e Epirit të Veriut. Dëgjon emrin e Drimadhes Himarë. Plazhet janë të artë të mbuluara nga pemët e ullirit, ujërat e kaltër dhe një treg turistik me hotele të shfrenuar që mbijnë si kërpudha pranë njëri-tjetrit dhe bar plazhi për tu përshkuar çdo verë”, thuhet në një pjesë të kronikës.

Por në kronikë sulmohet edhe qeveria, konkretisht kryeministri Rama që sipas këtij televizioni po planifikon të ndërtojë një resort luksoz në zonën e Gjipes në Himarë.

“Ka 6 lloje të vilave, një restorant bar, një skelë druri për anije, pishinë, të trajtimit të ujërave të zeza dhe parkim nëntokësor si dhe në natyrë. Edi Rama po përgatitet të ndërtojë një resort turistik. Sipas ankesave të autoriteteve lokale, Rama duket se po shpërndan tokën tek njerëzit e tij”- thuhet në fund të kronikës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI