Flash

Gjendet trupi i pajetë i 20 vjeçarit të mbytur në Erzen

Lapsi.al 3 June 2018
Gjendet trupi i pajetë i 20 vjeçarit të mbytur në Erzen

Polumbarët e Reneas gjejnë në lumin Erzen trupin e pajetë të 20 vjeçarit Xhorxhio Seferi, i cili dy javë më parë ra nga gryka e kamionit.

Sipas njoftimit të policisë, polumbarët e RENEA-s nuk i kanë ndërprerë kërkimet gjatë gjithë këtyre ditëve dhe bashkë me policët e Farkës kanë gjetur në rrjedhën e lumit trupin e 0 vjeçarit.

"Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit.

Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/3 e rrjedhës së lumit.

Sot rreth orës 15:00, në vendin ku Polumbarët kishin vendosur rrjetë pritëse, dy Polumbarë të Reneas kanë gjetur trupin e viktimës" njofton policia

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI