Flash

Kryeministri bullgar në Tiranë: 2-3 vende të BE-së kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

Lapsi.al 4 June 2018
Kryeministri bullgar në Tiranë: 2-3 vende të BE-së

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar homologut të tij bullgar Boyko Borissov medaljen e mirënjohjes. Sipas shefit të qeverisë, Borissov ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE lidhur me çeljen e negociatave.

“Borissov ka bërë një sforco të jashtëzakonshme duke vendosur axhendën e Ballkanit në shtyllën kryesore, por duke qenë edhe avokati i Shqipërisë dhe Maqedonisë, i dorëzova medaljen e mirënjohjes.

Shpresoj të kemi një lajm pozitiv të shumëpritur për Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave.

Marrëdhënia me Bullgarinë është pozitive. Ne kemi diskutuar për mbështetjen nga Bullgaria për përgatitjen për negociatat si dhe për procesin e vështirë të reformave të cilat Bullgaria i ka kaluar më herët”, nënvizoi Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri bullgar tha se 3 vende të BE janë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE.

“Duhet t’i bindim vendet që na kanë mbetur në këtë drejtim për të qenë pro BE. 2-3 shtete janë kundër hapjes së negociatave të BE.

Shqipërisë duhet t’i jepet data për hapjen e negociatave. Ju falënderoj për medaljen,. Unë mendoj se kjo është për të gjithë ne që të tregojmë përpjekje, ndaj jam i bindur që Ballkani mund të bëhet një vend i mirë.

Shqetësohem kur qeveria turke zhvillon stërvitje pranë kufirit të Kosovës, që ka manovra. Mendoj se gjatë muajve dhe viteve të ardhshme të punohet akoma më mirë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI